Transmetuar më 10-01-2025, 19:49

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.

Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 10 persona, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Po ashtu, të prekur nga zjarret janë edhe disa emra të njohur të shoëbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në një postim të fundit në Instagram, Dua Lipa ka ndarë shqetësimin e saj për situatën e rëndë, duke e cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”.

Ajo ka siguruar gjithashtu fansat se është e sigurt dhe ka mundur të largohet nga qyteti.

“Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në LA. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte që gjej për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për godinat që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që po kalojnë këtë kohë tepër të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkruan Lipa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit