TIRANË- Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta mbrëmjen e sotme në rrugën Ndre Mjeda në kryeqytet. Sipas informacioneve policore, një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me një mjet prerës.
Të dy këta persona ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd