Transmetuar më 29-12-2024, 22:10

I PËRDITËSUAR – Një avion i nisur pasditen e sotme nga Tirana me destinacion Hamburgun në Gjermani, devijoi nga itinerari, për arsye që për momentin ishin  të paqarta, raporton noa.al.

Fluturimi W4 5107 që operohet nga Wizz Air Malta, u nis nga aeroporti i Tiranës jo në orën 17.20 sipas planifikimit, por në 19.07.

Në orën 20.15 ai duhet të mbërrinte në Hamburg, por kjo nuk ndodhi. Flight Radar raportoi se avioni devijoi nga rruga që kishte nisur dhe u ul në Vjenë.

Aeroporti i Tiranës evidentoi se fluturimi nuk ka përfunduar, kurse ai i Hamburgut që gjithashtu monitoroi noa.al, sugjeroo se avioni do të mbërrinte në orën 23 duke nënkuptuar se një fluturim i dytë i priste pasagjerët e nisur nga Tirana.

Në një informacion zyrtar nga Wizz Air njoftohet se avioni ka devijuar fluturimin.

Noa.al e kontaktuar nga Aeroporti i Tiranës TIA informohet se avioni i nisur nga Rinasi është ulur në Vjenë duke devijuar, për shkak të një emergjence shëndetësore.

"Një pasagjer në avion ka shfaqur probleme shëndetësore. Në këto kushte, piloti ka vendosur të devijojë avionin dhe të ulet në Vjenë", thanë burimet zyrtare në një informacion me shkrim për noa.al.

Të pyetur mbi itinerarin në vijim të pasagjerëve, i njëjti burim tha se për pak minuta avioni do të ulet në Hamburg.

/noa.al

Foto: TIA

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit