Transmetuar më 29-12-2024, 16:28

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sekondë, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak shqiptar.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit