TIRANË- Një sondazh i zhvilluar së fundi ka pasur në fokus dhe sa janë të prirur qytetarët për t’u larguar nga Shqipëria.
Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek grupmoshat.
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025.
Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të iki nga Shqipëria/ Llotaria Amerikane”, 24.5% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë që 72.5% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.
Këtë objektiv e kanë 39.8% e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 43.9% e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd