Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale me titullin “Ditari i Javës”, ku analizon një nga çështjet më shqetësuese të qeverisjes aktuale: moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca. Sipas saj, ky është një tjetër shembull i qartë se si shumica po vepron në kundërshtim me parimin e barazisë përpara ligjit.
Në postimin e saj, Tabaku argumenton se një shumicë që vepron me dy standarde për drejtësinë jo vetëm që minon rendin kushtetues, por edhe thellon krizën ekonomike që ndjehet në tryezat e çdo familjeje shqiptare. Ajo thekson se vendimet e mazhorancës janë një reflektim i mungesës së përgjegjshmërisë dhe vullnetit për të respektuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Demokratja nënvizoi gjithashtu se mazhoranca që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese është e njëjta që ka votuar ligje të hartuara sipas interesave të ngushta. Këto ligje, sipas saj, jo vetëm që kanë dëmtuar ekonominë, por kanë qenë shkak kryesor për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e gjendjes financiare të qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd