Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sonte për herë të parë se në zgjedhjet e kaluara ai kishte kërkuar të mos ishte më deputet i Parlamentit, por kreu i atëhershëm demokrat i kërkoi të kundërtën.
Në një intervistë në Opinion, tv Klan që po monitoron noa.al, z.Berisha tregoi se në vitin 2021 ai nuk donte të ishte më deputet.
Ndaj, siç tha ai, i kërkoi Bashës mos e kandidonte më për deputet. Por siç tha Berisha, ai hasi në kundërshtimin e Bashës, pasi nëse nuk do të kandidonte, kjo do të ndikonte negativisht në rezultatin e zgjedhjeve për PD.
Në vijim Berisha tha se edhe pasi e fitoi mandatin e deputetit, kishte vendosur ta dorëzonte dhe mos shkonte në Kuvend pasi kishte vendosur të largohej plotësisht nga jeta politike, por u përfshi në vorbullën e shpalljes non grata dhe vendimit të Bashës për ta lënë jashtë grupit parlamentar demokrat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd