Një udhëheqës fetar poligamist amerikan, Samuel Bateman, i vetëshpallur profet i një sekti, u dënua me 50 vjet burg të hënën për detyrimin e vajzave të moshës 9-vjeçare që t’i nënshtroheshin akteve seksuale kriminale me të dhe persona të tjerë.
Ai pretendon më shumë se 20 “gra” shpirtërore, përfshirë 10 vajza të mitura. Në Arizona, 48-vjeçari u shpall fajtor për detyrimin e vajzave 9-vjeçare për akte seksuale me të dhe të rritur të tjerë.
Ai pranoi se për vite me radhë kishte planifikuar udhëtimet e vajzave nëpër linjat shtetërore për krimet e tij seksuale dhe kishte rrëmbyer disa prej tyre.
Në vitin 2019 dhe 2020, duke këmbëngulur se poligamia solli ekzaltim në parajsë dhe duke thënë se po vepronte sipas urdhrave të “Atit Qiellor”, Bateman filloi të shpallte si gra të tijat, edhe vajzat e vogla të ndjekësve.
Agjentët federalë thanë se Bateman vendoste dënime për “ndjekësit” e tij që varionin nga turpërimi publik deri te aktiviteti seksual, duke përfshirë kërkesën që disa ndjekës të shlyheshin për “mëkatet” e tyre duke i dorëzuar gratë dhe vajzat.
Bateman u arrestua në gusht 2022 teksa po udhëtonte nëpër qytetin e Flagstaff, Arizona, duke tërhequr një rimorkio me tre vajza, nga 11 deri në 14 vjeç.
Bateman fitoi lirimin me kusht, por shumë shpejt u arrestua përsëri, i akuzuar për pengim të drejtësisë në një hetim federal për transportimin e fëmijëve përtej kufijve për qëllime seksuale.
Shtatë nga “gratë” e rritura të Bateman u dënuan për krime që lidhen me detyrimin e fëmijëve në aktivitet seksual ose pengimin e hetimeve ndaj 48-vjeçarit.
Disa pranuan se i detyronin vajzat të bëheshin “gratë” shpirtërore të Bateman-it, duke dëshmuar që Bateman të përfshihej në aktivitete seksuale me vajza dhe të përfshihej në seks të paligjshëm në grup me fëmijë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd