FRANCË- Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë. Siç raportohet një total prej 47 personash, përfshirë shoferin, ishin në autobus kur ndodhi përplasja.
Gjithashtu bëhet e ditur se autobusi u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320 në rajonin e Pirinejve, i cili kufizohet me Spanjën dhe Andorrën. Autoritetet lokale thanë se 10 persona ishin plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë kishin lëndime por jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 170 persona, përfshirë nga Katalonia në Spanjë dhe Andorra. Në gadishmëri u ndodhën 133 zjarrfikës dhe 40 ushtarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd