Transmetuar më 29-11-2024, 11:05

KURBIN- Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Mësohet se si pasojë e reshjeve është bllokuar nënkalimi në Fushë-Mamurras.

Gjithashtu bëhet me dije se reshjet kanë krijuar probleme në autostradën Milot – Qafë-Kashar pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras.

Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla teksa niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit