Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka denoncuar në Polici bashkëshorten e tij me pretendimin se i ka ndërhyrë në rrjetet e tij sociale dhe ia ka keqpërdorur ato.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.D., i cili ka denoncuar gruan e tij, shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin, Lëpushë.
Autoritetet policore raportojnë se kjo e fundit është proceduar penalisht dhe ndaj saj kanë nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Një 26-vjeçare me iniciale M.P. (banuese në fshatin Lëpushë) është proceduar penalisht pasi bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ajo ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd