Transmetuar më 31-10-2024, 10:46

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, foli për DAZN pas ndeshjes si mysafir në fushën e Empolit, të fituar me rezultatin 3-0.

Një përgjigje e mirë për Napolin kryesues?

Empoli është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Ne e përgatitëm ndeshjen në mënyrën e duhur, me një lojtar më shumë se Empoli u bë më e lehtë. Ishte mjaft e rëndësishme të dilnim me 3 pikë nga kjo tranfertë.

A mund të përmirësohet vendi i shtatë juaji në garën e fundit për “Topin e Artë”?

Ne të gjithë mund të përmirësohemi. Sinqerisht, prisja më shumë nga ajo që kam bërë me Interin dhe Argjentinën, por ndonjëherë këto çmime nuk zgjidhen në mënyrën e duhur. Po kap formën optimale, sepse i jam bashkuar vonë skuadrës, në fundin e verës. Të gjithë punojmë për të dhënë maksimumin në fushë, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit