Transmetuar më 29-10-2024, 10:53

Lajmi i bujshëm erdhi fillimisht nga Spanja, që zbuloi ndryshimin e madh në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”. Favoriti i madh i javëve të fundit, Vinicius, është mposhtur në “vijën e finishit” nga Rodri, duke shkaktuar protesta në gjithë botën e Real Madridit.

Shumëkujt iu kujtua menjëherë një episod i ndodhur mbrëmjen e së shtunës, gjatë “El Clasico”, të cilin Real Madridi e humbi 4-0 kundër Barcelonës. Gjatë ndeshjes, vetë Vinicius u përplas me mesfushorin Blaugrana, Gavi.

I përballur me ironinë e kundërshtarit, që i tregoi në fytyrë 4 gishtat, sa gola i kishte shënuar Barcelona brenda në “Bernabeu”, braziliani iu përgjigj: “Po, po, por të hënën do të fitoj Topin e Artë”. Një përgjigje që sot tingëllon më shumë si një tallje për brazilianin e Real Madridit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit