

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, në një intervistë për “Marca” foli rreth skuadrës së tij, që e nisi sezonin e ri pa yllin Mbappé (i cili shkoi te Real Madridi): “Po t’i referohem vitit të fundit, jam shumë krenar për transformimin fantastik të PSG.
Klubi ynë po bazohet tashmë në rininë, talentin dhe, mbi të gjitha, kolektivin. Kjo është baza e fazës sonë të ardhshme të zhvillimit, pa harruar përpjekjet e fushës së lojës, me qendrën tonë të re stërvitore në ‘Poissy’, ose përfshirjen e një investitori amerikan të madh (‘Arctos’) në klubin tonë.
Luis Enrique dhe këshilltari ynë sportiv, Luis Campos, po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ata më thonë se ka një frymë tepër pozitive në ekip, në stërvitje, si kurrë më parë, me entuziazëm dhe ambicie për të pasur sukses së bashku”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






