Transmetuar më 04-09-2024, 20:47

DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djalit ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra. Por dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të.

Siç shihet edhe në video, Enveri dy vite më parë, ka festuar 60-vjetorin me familjarët e tij. Enver Balla shfaqet me tortë në dorë, ndërsa është i rrethuar nga familjarët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit