

Në minutën e 51-të të fitores bindëse 2-0 të Argjentinës ndaj Kanadasë, në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, Messi shënoi me këmbën e tij magjike (të majtën), pas një goditjeje të tentuar nga Enzo Fernandez, duke e devijuar topin në rrjetë.
Kapiteni i dha Argjentinës golin e dytë të mbrëmjes dhe të sigurisë për kalim në finale të këtij kompeticioni, ku do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Uruguajit dhe Kolumbisë.
Ky gol ishte i 109-ti në karrierën e tij ndërkombëtare, duke parakaluar Ali Daei e Iranit dhe pozicionuar i dytin në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me kombëtaret.
Vetëm Cristiano Ronaldo i Portugalisë ka bërë më mirë se tetë herë fituesi i “Topit të Artë” në këtë drejtim, me 130 gola. Për “Pleshtin”, këto ndeshje kanë një shije të veçantë, me “orën e rërës” së epokës sportive që po mbaron:
"Le të shijojmë atë që po përjetojmë si kombëtare, si grup. Nuk ishte e lehtë për ne të ktheheshim në finale, të konkurronim sërish për të qenë kampionë. Duhet ta përfitojmë, sepse nuk është e lehtë ta bëjmë këtë.
E kemi bërë sërish, si të gjitha gjërat e tjera kohët e fundit. Jam i vetëdijshëm, siç ndodh te “Fideo” (Ángel Di María) dhe “Ota” (Nicolás Otamendi), se këto janë betejat e fundit”.
Një kompeticion më kompleks nga sa e imagjinonte shumëkush: "Ka qenë një garë e vështirë, shumë e ashpër, me fusha të tmerrshme, temperatura të larta. Jemi ndeshur me kundërshtarë shumë të vështirë.
Fakti që jemi sërish në finale është diçka për t’u theksuar. E festojmë këtë gjë, sepse është finalja e katërt radhazi që do të luajmë, por i gjithë rrugëtimi ka qenë shumë i vështirë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
