Transmetuar më 10-07-2024, 11:56

Anglia, këtë mbrëmje do të përballet në gjysmëfinale me Holandën. Trajneri Southgate pranoi se dëshiron finalen e dytë radhazi në Europian, teksa atë pararendëse u humbi në shtëpi me penallti, ndaj Italisë:

“Realiteti është se ne kemi arritur në gjysmëfinale, në çdo turne ku kemi marrë pjesë, përveç Botërorit të më 2022. Sidoqoftë, nuk jemi të lumtur që arrijmë rregullisht në gjysmëfinale.

Mentaliteti është që të bëjmë një hap përpara, kjo vlen për një komb me madhësinë e Anglisë, i cili e merr futbollin kaq seriozisht. Ky grup lojtarësh ka bërë jashtëzakonisht mirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit