Transmetuar më 09-07-2024, 23:32

Flakë të mëdha vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurre në zonëne Dropullit, pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes njoftoi mesditën e sotme se situata ishte vënë nën kontroll.

Aktualisht raportohet se dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre ka pësuar djegie, ndërsa tjetri ka shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Raportohet se gjendja e tyre është e stabilizuar si dhe janë evakuuar për t’u trajtuar në spital.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Raportohet se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Greqia për ndërhyrje me dy avionë për shuarjen e zjarreve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit