Transmetuar më 09-07-2024, 23:31

SHBA- Një person është arrestuar në SHBA, pasi dyshohet se është përfshirë në një incident të tmerrshëm ku humbi jetën një grua. Viktima u gjet e hedhur në plehrat në Manhattan e mbështjellë në një thes.

31-vjeçarja Jameen Williams dyshohet se u qëllua në kokë, para se sulmuesi ta mbështillte me një thes dhe më pas ta hidhte në mbeturina. NYPD e zbuloi trupin më 5 korrik . Pamjet e kamerave të sigurisë kapën një burrë në një karrocë elektrike duke e tërhequr zvarrë trupin e saj atje ku u gjet trupi i gruas.

Tre ditë më vonë, të hënën, më 8 korrik, Chad Iris, një burrë 55-vjeçar i Bronksit u arrestua në lidhje me rastin. Ai akuzohej për fshehje të kufomës njerëzore, armëmbajtje pa leje dhe kërcënim. Turma bërtiti me zemërim për arrestimin e tij dhe shumë u përpoqën ta sulmonin. Policia nuk mundi t’i frenonte dhe burri u rrah dhe u dërgua në spital.

Në mesin e turmës ishte Nicole Williams, nëna e viktimës, e cila bërtiti "Më vrave vajzën time". Është e paqartë se çfarë marrëdhënie mund të ketë pasur ai me Williams ose cili ishte motivi i tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit