

63’- Tre zëvendësime te Franca. Largohen Rabiot, Kante dhe Kolo Muani, në fushë aktivizohen Camavinga, Griezmann dhe Barcola.
61’- Ndëshkohet me karton të verdhë Tchouameni, për ndërhyrje të gabuar ndaj Moratës.
60’- Iluzion goli te Franca. Shpërthim i Dembele nga e majta, me sulmuesin që pason për Mbappe, por ndal Simon, që rrezikon autogolin.
57’- Dëmtohet Jesus Navas dhe nuk vazhdon dot lojën. Në fushë aktivizohet Vivian për Spanjën.
56’- Tenton edhe Mbappe me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës. Pret Simon pa shumë probleme.
53’- Gjuajtje e fortë me kokë nga Tchouameni, por topi shkon në duart e portierit Simon.
47’– Ndërhyrje vendimtare e Maignan, që braktis portën dhe zonën, për të ndalur një aksion të rrezikshëm të Williams.
Nis pjesa e dytë
45′- Akordohen 2 minuta shtesë!
40’- Kundërsulm i shpejtë i spanjollëve. Yamal, provon me një tjetër gjuajtje nga jashtë zone. Theo Hernandez devijon në goditje këndi.
36’- Tjetër rast i rrezikshëm nga iberikët. Një gjuajtje e Ruiz, devijohet nga Kante dhe shkon në goditje këndi. Pranë autogolit të dytë francezët.
31’- Mundësi e mirë e Spanjës, me Williams që futet në zonë dhe pason për Moratën, por sulmuesi bllokohet nga pesë futbollistë.
26’- Spanja përmbys rezultatin në 2-1! Olmo lëviz bukur në zonë dhe gjuan me të djathtën, Kounde në tentativë për ta larguar, e dërgon në portën e tij duke shkaktuar autogol.
21’- Gooool Spanja 1-1! Çfarë supergoli nga Lamine Yamal. Ylli i iberikëve, me një perlë nga jashtë zone, e dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Maignan. Me këtë gol, Yamal futet në histori, si lojtari më i ri që shënon në një Europian.
19’- Pranë golit të dytë Franca. Mbappe provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por devijohet nga Nacho. Kolo Muani nuk përfiton nga topi i mbetur në zonë.
14’- Kartoni i parë i verdhë. Navas ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Rabiot.
9’- Gooool Franca 0-1! Zhbllokohet sfida. Kolo Muani shfrytëzon në maksimum një krosim të Mbappe dhe me kokë e ndal topin në fundit e rrjetës.
7’- Reagon edhe Franca. Kolo Muani provon me një pasim për Mbappe, largon Jesus Navas në momentin e fundit.
5’- Fabian Ruiz shpërdoron një rast të artë për shënim. Mesfushori gabon në gjuajtjen me kokë pas krosimit të Yamal, duke e dërguar topin mbi traun e portës.
3’- Spanja e nis menjëherë në sulm. Ruiz merr një top të shkëlqyer në zonë, kroson me të djathtën, por nuk e shfrytëzon asnjë nga shokët e skuadrës.
0′– Starton sfida! Dy ekipet duan finalen e madhe.
SPANJA: Simon, Nacho, Laporte, Cucurella, Jesus Navas, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata. FRANCA: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Kante, Mbappe, Dembele, Kolo Muani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
