Transmetuar më 09-07-2024, 19:03

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë ditën e sotme.

Mediat greke raportojnë se goditja ka ndodhur 32 km lindje-verilindje të ishullit të Symit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Thellësia fokale ndodhet në 39.4 kilometra.

Epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit