Transmetuar më 09-07-2024, 09:22

Gjirokaster- Një helicopter Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi dhe banesat dhe u shua mëngjesin e sotëm.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme, informon ministria e Mbrojtjes e cila ka publikuar dhe pamjet e zjarrit që ka përfshirë zonën dhe betejën e zjarrfikësve për ta shuar.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar.

Në pranga ka rënë Manol Kokolli 58 vjeç banor fshatit Frashtan të Dropullit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit