Transmetuar më 09-07-2024, 08:36

Të shtëna me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ndodhi në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi”, ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Shoferi i Smart-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit