Transmetuar më 08-07-2024, 17:53

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, pak para orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë me mjetin e një trafikanti shqiptar.

Sipas njoftimit të Radio Evros në vendngjarje, aksidenti rrugor ka ndodhur me një mjet me targa shqiptare që transportonte klandestinë, i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse nëpër qytet dhe po ndiqej nga policia.

Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, trafikanti është përplasur në rrugën “Konstantinoupoleos”, në afërsi të kthesës së Venizelos, me një mjet kalimtar në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një fëmijë i mitur, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por automjeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pasi automjeti është ndalur për shkak të përplasjes, trafikantët, rreth 7 në numër, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Për arrestimin e tyre kanë nisur kontrollet dhe në fakt policia po kontrollon aktualisht edhe oborre, ku mund të kenë kërkuar vendstrehim, në zonën e Oinoi.

Sipas dëshmitarëve okularë, ecja e mjetit të trafikantit ka qenë e pakontrollueshme, pasi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe në qendër të qytetit dhe gjatë rrugës është përplasur disa herë me mjetet që kalonin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit