Transmetuar më 08-07-2024, 15:09

VLORË- Humb jetën një 29-vjeçare në Vlorë. Mësohet se e reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e shtëpisë së saj.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

‘Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, informon policia vendore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit