Transmetuar më 08-07-2024, 14:48

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, tregoi se sa persona të hetuar nga Prokuroria e Posaçme dyshohet se gjenden në Dubai.

Dumani deklaroi se SPAK ka nën hetim shtatë persona që dyshohet se ndodhen atje, por nuk zbuloi emra konkretë, duke mos penguar kështu hetimin.

A ka bërë SPAK një skanim sa persona janë në kërkim dhe strehohen në Dubai?

Dumani: Po për llogarinë e SPAK janë shtatë persona që dyshohen se gjenden në Dubai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit