

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Devoll. Drejtuesi 18 vjeçar humb kontrollin dhe mjeti rrokulliset në anë të rrugës.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 bashkëmoshatarë ë cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën
‘Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia vendore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
