Plakja është një proces i natyrshëm që vjen me moshën, por pse të nxitojmë për të arritur atje…?
Nëse po pyesni veten pse shkëlqimi i rinisë zbehet më shpejt se normalja në krahasim me moshën tuaj, mund të jeni duke rënë në disa gracka të zakonshme që çojnë në plakje.
Këtu janë dhjetë gjëra që mund ta përshpejtojnë këtë proces dhe mënyrat përkatëse për të kthyer prapa akrepat e orës, përkthyer nga noa.al.
Pse plakja po troket në derën tonë më herët se mosha jonë…?
#1 Gjumi i dobët
Mungesa e pushimit dhe gjumi shumë vonë gjatë natës dihet se ndikojnë negativisht në proceset natyrore të rimëkëmbjes së trupit tonë.
* Synoni për 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë
Shkoni në shtrat herët dhe mbani një orar të qëndrueshëm gjumi dhe zgjimi nëse është e mundur. Krijoni një rutinë para gjumit që ju relakson – lexoni një libër, bëni një banjë të ngrohtë, dëgjoni muzikë relaksuese.
#2 Alkooli
Shijimi i shumë koktejeve mund t’ju bëjë të dukeni më pak si funny girl dhe më shumë si një grua e lodhur. Alkooli dehidraton lëkurën dhe dëmton mëlçinë, gjë që ndikon në pamjen tuaj dhe sigurisht në shëndetin e përgjithshëm.
Kufizoni konsumimin e alkoolit. Zgjidhni një gotë verë të kuqe, e cila ka antioksidantë, në vend të pijeve me sheqer. Mos harroni kurrë të pini ujë të mjaftueshëm për të qëndruar të hidratuar.
#3 Stresi
Stresi i vazhdueshëm është një rrugë e shpejtë për tu plakur me të katra. Stresi çliron hormonin kortizol, i cili zbërthen kolagjenin, duke çuar në rrudha dhe lëkurë të varur, ndër të tjera telashe që shkakton.
Gjeni mënyra për të lehtësuar stresin, por mënyra që funksionojnë për ju. Joga, meditimi dhe ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë. Mos harroni të bëni pushime për t’u angazhuar në kujdesin për veten, pa anashkaluar rutinat dhe argëtimin tuaj të mirë të kujdesit të lëkurës!
#4 Ushqime të përpunuara të tepërta
Komoditeti është shpesh qëllimi, por ushqimi i shpejtë është jashtëzakonisht i mbushur me konservues dhe i mungojnë lëndët ushqyese thelbësore. Kështu që nuk është çudi që ato mund t’ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni më të vjetër.
Preferoni ushqime të freskëta. Përfshini shumë fruta, perime, proteina pa yndyrë dhe drithëra në dietën tuaj. Lëkura dhe më shumë trupi juaj, do t’ju falënderojë.
#5 Lëvizja
Mënyra e jetesës sedentare po na plak para kohe. Mungesa e ushtrimeve çon në qarkullim të dobët, muskuj të dobët dhe një metabolizëm të ngadaltë.
Lëvizni! Synoni të paktën 30 minuta stërvitje në shumicën e ditëve të javës. Gjeni aktivitete që ju pëlqejnë, si vallëzimi, shëtitja ose noti, në mënyrë që të mos e shihni ushtrimin si një punë.
#6 Shumë sheqer
Të gjitha ëmbëlsirat janë joshëse, por sheqeri i tepërt mund të çojë në procesin e frikshëm të glikimit, i cili dëmton kolagjenin dhe elastinën në lëkurë.
Reduktoni ushqimet dhe pijet me sheqer. Zgjidhni ëmbëlsues natyralë si mjaltë ose shurup panje dhe plotësoni dëshirën tuaj për diçka të ëmbël me fruta.
#7 Dehidratim
Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund ta bëjë lëkurën të thatë dhe të prirur për rrudha. Hidratimi është çelësi për ruajtjen e qëndrueshmërisë rinore.
Mbani gjithmonë një shishe me ujë dhe vendosni notification nëse keni tendencë të harroni. Lëkura juaj do të shkëlqejë me mirënjohje…
#8 Nuk po qeshni?
Një jetë pa gëzim mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër. E qeshura dhe lumturia çlirojnë endorfinë që rrit disponimin dhe rinon e gjallëron pamjen tuaj.
Gjeni arsye për të buzëqeshur çdo ditë. Kaloni kohë me njerëzit e dashur, shikoni filma komikë dhe bëni gjëra që ju sjellin gëzim. Lumturia është ilaçi më i mirë kundër plakjes.
#9 Nuk po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale
Një dietë e varfër që ka mungesë të vitaminave dhe mineraleve thelbësore mund të çojë në plakje të parakohshme, si dhe në një sërë problemesh shëndetësore.
Ndiqni një dietë të ekuilibruar të pasur me vitamina A, C, E dhe minerale si zink dhe selen.
10 Pirja e duhanit
Cigaret përshpejtojnë plakjen. Dëmtojnë lëkurën, dhëmbët dhe shëndetin e përgjithshëm.
Kërkoni mbështetje nga miqtë, familja ose një profesionist që të mund të hiqni dorë. Trupi juaj gradualisht do të fillojë të rifitojë vitalitetin e humbur rinor. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd