Transmetuar më 24-06-2024, 18:22

Temperaturat e larta kanë shkaktuar vdekjen e mbi 1300 vetëve në Mekë. Sipas raportimeve të mediave të huaja temperaturat mbi 50 gradë kanë shkaktuar vdekjen e këtyre personave gjatë pelegrinazhit në Mekë në Arabinë Saudeite.

Të tjera burime kanë dhënë shifra më të ulëta të vdekjeve por kjo gjë për shkak se përfshihen vetëm personat e regjistruar. Ndërsa sipas ministrit saudit të Shëndetësisë shifra është më e lartë se ajo e deklaruara, pra mbi 1300 vetë të vdekur.

Më shumë se 80 për qind e tyre nuk ishin pelegrinë të regjistruar zyrtarisht, njoftoi agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite. Pelegrinët “nën rrezet e diellit direkte” dhe pa mbrojtje të mjaftueshme duhej të shkonin nga një vend pelegrinazhi në tjetrin, që janë shumë larg njëri-tjetrit.

Diplomatët arabë i thanë më parë AFP se 658 nga të vdekurit ishin nga Egjipti, ndërsa 630 prej tyre nuk ishin të regjistruar zyrtarisht. Thuhet se një besimtar mysliman duhet të bëjë rrugën e pelegrinazhit të paktën një herë në jetë.

Gjatë këtij rituali, e cila është një rrugë e gjatë, kanë vdekur shpeshherë njerëz pasi ndodhen drejtpërdrejtë me diellin pa mbrojtje. Gjithashtu dikur mes të vdekurve është bërë me dije se ka qenë edhe një shqiptar. Shumica e këtyre personave në pelegrinazh në Haxh hyjnë edhe të paregjistruar, prandaj një pjesë e tyre nuk rezultojnë në shifrat e të vdekurve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd