Transmetuar më 24-06-2024, 14:01

SHBA- Themeluesi i Tesla, Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të. 52-vjeçari, shtoi në privatësi dhe heshtje totale, një anëtar të ri në familjen e tij në fillim të këtij viti me drejtoreshën e projekteve speciale të Neuralink Corp., Shivon Zilis.

Musk e konfirmoi lajmin për Page Six.

"Të gjithë miqtë dhe familja jonë e dinë.” tha Musk.

Gjinia dhe emri i fëmijës më të vogël të Musk nuk janë bërë ende të ditura nga miliarderi. Në shtator 2023, Grimes, e cila është nëna e tre fëmijëve të tij, ndau një postim të gjatë në X duke kërkuar privatësi për tre fëmijët e saj dhe të Musk.

Musk mirëpriti fëmijën e tij të parë, një djalë të quajtur Nevada Alexander, me gruan e tij të parë, Justine Wilson, në vitin 2002. Foshnja vdiq në moshën 10 javëshe nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Wilson më pas solli në jetë binjakë Vivian Jenna dhe Griffin përmes IVF në 2004, dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian pasuan në 2006. Fëmija i parë i Musk dhe Grimes, X Æ A-Xii, lindi në maj 2020.

Më pas ai mirëpriti fshehurazi binjakët Strider dhe Azure me Zilis në nëntor 2021. Një vit më vonë, Grimes zbuloi për Vanity Fair se ajo mirëpriti një vajzë me Musk përmes një surrogate në dhjetor 2021 të quajtur Exa Dark Sideræl.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd