Transmetuar më 23-06-2024, 18:38

Një burrë është arrestuar në SHBA pasi u kap duke u munduar të mbyste dy fëmijë të vegjël në një plazh. Sipas autoriteteve amerikane një oficer kishte qenë në patrullë në qytetin West Haven, Connecticut, kur pa një makinë tip “SUV Nissan” të parkuar në plazh rreth orës 2:30 të mëngjesit të djeshëm.

Më pas oficeri iu afrua automjetit dhe dëgjoi ulërimat e fëmijëve që vinin nga uji, raportojnë mediat e huaja. Departamenti i Policisë së West Haven tha se ndërsa oficeri po iu afrohej ulërimave, pa se një burrë dhe dy fëmijë të vegjël ishin në ujë.

“Ndërsa oficeri hyri në ujë, mashkulli i rritur vazhdoi të largohej më tej me fëmijët, dhe u bërtiste oficerëve “qëndroni prapa”, shtuan autoritetet.

Burri po tentonte të mbyste fëmijët e tij në ujë, por fatmirësisht oficerët arritën të shpëtonin të miturit. Nuk specifikohet arsyeja që babai ka tentuar të vrasë fëmijët e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd