Transmetuar më 22-06-2024, 14:39

MEKSIKË- Më shumë se 155 persona kanë humbur jetë nga vala e të nxehtit që ka qenë efektive që nga fillimi i vitit në Meksikë. Gjithashtu temperaturat kaluan mbi 45 gradë Celsius në shtetet Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi. Në deklaratën e Sekretariatit të Shëndetësisë thuhet se vetëm në periudhën 13-18 qershor nga temperaturat e larta kanë vdekur 30 persona. Rreth 2.567 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spitale për shkak të goditjes nga dielli.

Mësohet se vapa përvëluese do të vazhdojë deri më 5 tetor. Në disa shtete të vendit sasia e ujit në diga ka rënë në nivele kritike për shkak të rritjes së shpejtë të shkallës së avullimit. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar njoftoi se më 9 qershor një valë e re e të nxehtit do të jetë efektive në të gjithë vendin dhe rekomandoi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd