Transmetuar më 22-06-2024, 09:56

22 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gaza.

Zyra u “dëmtua” dhe njerëzit e vrarë ishin në mesin e atyre që ishin strehuar pranë strukturës, tha zyra e Kryqit të Kuq në një deklaratë.

Kujtojmë se ka qindra njerëz të zhvendosur që jetojnë në tenda rreth zyrës së KNKK-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd