
SHKODËR- Numërimi i votave për rektor të Universitetit të Shkodrës kanë përfunduar. Mësohet se Tonin Gjuraj është shpallur rektori i ri i këtij Universiteti.
Gjuraj arriti që të fitonte dhe votat e pedagogëve si dhe të studentëve. Ndërkohë që votimi në këtë Universitet nuk ka qenë i qetë, pasi janë shfaqur disa probleme te votat e studentëve.
Në total, Tonin Gjuraj grumbulloi 93 vota, Rajmonda Këçira 90, ndërsa Nertila Ljarja 1 votë. Vetëm 1 votë është shpallur e pavlefshme. Fakulteti i Shkencave të Natyrës -Rajmonda Këçira 31 vota -Tonin Gjuraj 16 vota -Të pavlefshme 1 votë Fakulteti Ekonomik -Rajmonda Këçira 7 vota -Tonin Gjuraj 23 vota Fakulteti i Gjuhëve të Huaja -Rajmonda Këçira 12 vota -Tonin Gjuraj 9 vota -Nertila Ljarja 1 votë Fakulteti i Shkencave te Edukimit -Rajmonda Këçira 13 vota -Tonin Gjuraj 25 vota Fakulteti i Drejtësisë -Rajmonda Këçira 19 vota -Tonin Gjuraj 2 vota Fakulteti i Shkencave Shoqërore -Rajmonda Këçira 8 vota -Tonin Gjuraj 18 vota
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd