Transmetuar më 20-06-2024, 23:27

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin autonom Xin Jiang të populluar nga ujgurët, njoftoi sot Qendra e Monitorimit të Tërmeteve të Kinës.

Epiqendra ishte në qytetin Atuks, në një thellësi prej 19 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për dëme apo të lënduar, por gjithsesi situata u raportua se ishte alarmante.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd