Transmetuar më 19-06-2024, 23:09

ITALI- Ngjarja e tmerrshme është raportuar në Itali, pasi policia e gjeti viktimën në gjendje konfuze ndërsa babai e mbante me litar. Bëhet me dije se babai 68-vjeçar u arrestua nga autortetet italiane pasi keqtrajtoi djalin e tij 39-vjecar, që vuante nga probleme mendore.

“E kanë pushtuar demonët”, ishte kjo arsyeja që ai tha se e lidhi djalin me një litar në një park jo shumë larg shtëpisë në Monza.

Gjithashtu policia ka ndërhyrë pas një denoncimi nga shërbimet sociale. I riu u gjet në tokë në gjendje konfuze ndërsa babai e mbante të lidhur me litar në bel, në mënyrë që të mos shpëtonte papritmas. Babai, 68-vjeçari ka pretenduar se djali i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por ishte i pushtuar nga një demon. Për këtë, ai e kishte çuar për ti nënshtrohej ritualeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd