Transmetuar më 19-06-2024, 16:50

Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që do të shkojnë në Sardenjë këtë verë.

Blogeri Rogerio Guia nga Dubai u gjobit me 1800 euro për hyrjen në plazhin e mbrojtur Spiaggia Rosa ose Pink Beach në Sardenjë, shkruan The Guardian.

Pas hyrjes në plazh, ai ka bërë foto dhe video, e më pas ka publikuar përmbajtjen në rrjetet sociale. Ai injoroi të gjitha paralajmërimet për ndalimin dhe filmoi veten duke ecur në rërën rozë.

Njerëzit në Sardenjë vunë re postimet e tij dhe e raportuan atë. Zyrtarët e identifikuan shpejt blogerin dhe e gjobitën atë, 300 euro për shkeljen e ndalimit dhe 1,300 euro për mbërritjen në ishull me varkë pa leje. Rogerio përfundimisht mbylli profilin e tij në Instagram.

Spiaggia Rosa konsiderohet si një nga destinacionet më të bukura në botë, e quajtur pas rërës së saj rozë. Shumë vizitorë e morën atë rërë me vete dhe rrezikuan plazhin, ndaj kjo zonë u bë pjesë e një rezervati të mbrojtur në vitin 1998. Plazhi ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Archipelago La Maddalena, dhe është i mundur të shihet gjatë një udhëtimi me varkë.

Për ata që vendosin të thyejnë rregullat, si Rogeria, do të marrin një gjobë prej 300 deri në 3500 euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd