Transmetuar më 19-06-2024, 11:18

26 persona kanë humbur jetën në Indi si pasojë e kushteve ekstreme të motit, përfshirë temperaturat e larta, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Mes viktimave është një nënë së bashku me 3 vajzat e saj.

Kryeqyteti Nju Delhi shënoi natën e tij më të nxehtë në gjashtë vjet dje, me spitalet në qytetin me 20 milionë banorë që raportuan të paktën pesë të vdekur nga goditja e nxehtësisë këtë javë.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut në shtetin verilindor të Assam shkaktuan të paktën gjashtë viktima.

Miliarda njerëz në të gjithë Azinë po përballen me të nxehtin ekstrem këtë verë, në një prirje që shkencëtarët thonë se është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Që nga marsi, janë shënuar temperatura në 50 gradë Celsius në Delhi.

Në Assam, më shumë se 160,000 njerëz u prekën si pasojë e përmbytjeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd