Transmetuar më 18-06-2024, 20:27

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Iranin.

Sipas mediave të huaja të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 120 të tjerë janë plagosur.

Kujtojmë se në 2023, një tërmet me magnitudë 5.9 vrau tre persona dhe plagosi më shumë se 800 në një rajon malor të Iranit veriperëndimor pranë kufirit me Turqinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd