Transmetuar më 18-06-2024, 09:10

Rreth 28 mijë maturantë në vend do t’i nënshtrohen të martën provimit të lëndës së matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta ndërsa zhvillohet në salla të mëdha.

Ambientet do të jenë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit.

Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.

Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd