Transmetuar më 18-06-2024, 08:48

TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do tu rikthehen ambienteve të gjimnazeve për tu nënshtruar provimit të tretë të maturës shtetërore atë të lëndës së matematikës. Ky është provimi i tretë që maturantët në vend i nënshtrohen ndërsa provimi i fundit është më datë 24 qershor në lidhje me lëndën me zgjedhje.

Ashtu siç edhe në provimet e tjera edhe ditën e sotme provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi zhvillohet në salla të mëdha ndërsa raportohet se qendrat e provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin. Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd