Transmetuar më 17-06-2024, 22:06

TEKSAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas pas disa të shtënave me armë nga një i ri. Bëhet me diej se dy persona kanë mbetur të vdekur, dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur përfshirë dhe dy fëmijë. Ndërsa shefi i policisë Round Rock, Allen Banks e përshkroi të armatosurin si një të ri rreth moshës 19 deri në 20 vjeç.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të gjejmë se kush e bëri këtë dhe të sigurohemi që familjet të marrin drejtësi. Ky është një akt i pakuptimtë, frikacak, që nuk i përket Round Rock”, u shpreh Banks.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd