Transmetuar më 17-06-2024, 20:25

Kreu i LZHK-së Dash Shehi gjate një emisioni televiziv tregoi arsyet se përse nuk do të bashkohet me Sali Berishën.

“Berisha, tani duhet të largohet nga partia”- thotë Shehi, “se nuk ka çfarë t’i japë më demokracisë”.

“Unë nuk jam me Berishën se e kanë shpallur non-grata. Kjo sigurisht e rëndon situatën e Berishës. Është një hall i tij. Ama burrërisë duhet t’i dalë për zot vetë, jo të merret politika sepse dëmton në mënyrë kolegjiale sepse e paguan gjithë PD-ja. Ky është një gabim i madh. Unë nuk jam me Berishën për shumë gjëra. Unë mendoj që Berisha atë që ia kishte për të dhënë demokracisë ia dha para shumë vitesh, tani po e dëmton.

Ka treguar gjatë rrugës se prevalon më shumë interesi personal, partiak mbi interesin e shtetit, shqiptarëve dhe mendoj që nuk është më një eksperiment që mund të ripërsëritet pafundësisht. Edhe në logjikën më elementare kjo nuk ka të bëjë me demokracinë. Berisha do t’i ketë gjithmonë një tufë njerëzish nga mbrapa se ka qëndruar shumë vite në PD. Unë them se vulën e mori ai që e meritonte. Mendimi im është që tani Berishën ta lënë të dalë në Parlament, se deputetet e tij një herë po flasin, ndërsa Berisha del ditë për ditë. Nuk ia kanë ndaluar të drejtën e fjalës.”, tha Dash Shehi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd