Transmetuar më 17-06-2024, 15:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdoi me sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, gjatë konferencës së radhës për mediat.

Akuza e Metës ishte drejtpërdrejtë, kur tha se “SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.

“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. SPAK, struktura më perfekte për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.

I pyetur për deklaratën e bërë në Roskovec, ku bëri thirrje për marrjen e armëve, Meta e kishte një sqarim:

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd