Transmetuar më 17-06-2024, 10:38

Një tjetër incident i sikletshëm ndodhi me presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka ngelur i “ngrirë” në skenë dhe u desh të tërhiqej nga Barack Obama gjatë të një eventi për fushatën e tij zgjedhore në Los Anxhelos, në mbrëmjen e së shtunës.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij, Barack Obama dhanë për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm, Jimmy Kimmel.

Biden “humbet” sërish! Von Der Leyen e sheh me habi, Meloni nxiton për ta ndihmuar (VIDEO)

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena.

Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd