Transmetuar më 17-06-2024, 08:54

Gjendet i mbytur në rezervuar i riu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatun Kagjinas të Kolonjës.

E.B. 33 vjeç me banim në Borovë u gjend i pajetë në rezervuar.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd