Transmetuar më 16-06-2024, 14:56

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.

Pesë të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale. Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.

Automjeti me targa "ZTA – 1004" ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në kilometrin e 11 është përplasur me autobusin me targa "AHP – 5909" të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeçe nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeçe nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjeç nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeç nga Elbasani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd