Transmetuar më 15-06-2024, 21:54

EURO 2024 | Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh 2-1 ndaj Italisë (Ndeshja minutë pas minute)

UEFA e shpalli golin e Bajramit si më i shpejti në historinë e Evropianëve.

LIVE ITALI–SHQIPËRI 2-1 Bastoni 11′, Barella 16’/ Bajrami 1′

Ndeshja minutë pas minute:

Përfundojnë edhe 4 minutat shtesë dhe krejt ndeshja me fitoren e Italisë 2-1 kundrejt Shqipërisë.

90’- E pabesueshme çfarë rasti ka shpërdoruar Manaj. Sulmnuesi kalon Donnruma-n, por topi shkon jashtë.

Akordohen 4 minuta shtesë!

86’- Largohet autori i golit të Shqipërisë, Nedim Bajrami. Në fushë futet Ernest Muçi.

83’- Dy zëvendësime të tjera te Italia, largohen Scamacca dhe Dimarco, për Darmian dhe Retegui.

81’- Asllani pason për Manajn, por mbyllin bukur Bastoni dhe Donnarumma.

80’- Dimarco provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, pret Strakosha.

77′- Zëvendësim i dyfishtë te Italia. Largohen Chiesa dhe Pellegri, për t’i lënë vendin Cambiaso dhe Cristante.

76’- Largohet nga fusha Armando Broja dhe zëvendësohet nga Rey Manaj.

74′- Kartoni i parë i verdhë për Shqipërinë. Ndëshkohet Arbër Hoxha, për ndërhyrje të gabuar ndaj Frattesi-t.

72’- Bajrami tenton t’i rrëmbejë një top Bastonit, duke e vënë në presion mbrojtësin Italian, që e kthen topin te Donnarumma.

68’-Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Largohet Seferi për Hoxhën dhe Asani i lë vendin Laçit.

67’- Hysaj bllokon një gjuajtje të Di Lorenzo me kokë.

65’- Seferi vertikalizon për Asanin, por sulmuesit i ikën topi nga këmba.

63’- Italia rrëmben një top në afërsi të zonës, pas gabimit të Ramadanit, por Ajeti lexon mirë aksionin dhe ndal pasimin e Frattesi.

59’- Mundësi e artë shënimi për Italinë. Chiesa rrëmben një top në zonë dhe provon me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

56’- Dimarco kombinon bukur me Frattesin, por mesfushori ndalet nga Strakosha. Arbitri akordon pozicion jashtë loje pas përfundimit të aksionit.

55’- Bajrami provon një top të gjatë për Brojën, por sulmuesi nuk e arrin dot.

52’- Provon Asllani me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por ndalet nga Bastoni me kokë, që përfundon në tokë i dëmtuar.

51’- Calafiori ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndali në mënyrë të gabuar Armando Brojën. Ndëshkohet edhe sulmuesi shqiptar për protesta.

47’- Gjimshiti largon një top me kokë dhe kthehet si asist për sulmuesin Scamacca, që provon menjëherë me një gjuajtje, por ndalet nga mbrojtësit.

45′- Fillon pjesa e dytë.

45+2’- Pellegrini shpërdoron një mundësi shumë të mirë, duke gjuajtur jashtë me kokë.

45′- Akordohen 3 minuta shtesë!

44’- Jasir Asani provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por nuk ka saktësinë e duhur.

40’- Tjetër mundësi e mirë për Italinë, Scamacca ndalet nga Strakosha.

39’- Tjetër spastrim nga Gjimshiti. Mbrojtësi largon një top të futur në zonë nga Dimarco.

34’- Me fat Shqipëria. Një aksion i bukur mes Scamacca dhe Frattesi, me mesfushorin që u ndal nga shtylla e majtë e Strakoshës.

31’- Scamacca provon me një roveshatë, por nuk ka saktësinë e duhur dhe largon me kokë Ajeti.

29’ Mitaj kthen një top në vështirësi mbrapa, por Seferi spastron gjithccka, duke fituar edhe rivënie anësore.

27’- Asani provon të shkëputet nga e djathta. Calafiori i fortë fizikisht, ndërpret një aksion që mund të ishte i rrezikshëm.

25’- Shkëputet bukur Broja pas një topi të gjatë nga Ajeti, por del Donnarumma dhe ndal rrezikun.

21’- Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë me Brojën, që shkëputet nga e majta. Sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Pellegrini. Mesfushori i Italisë ndëshkohet me karton të verdhë.

16’- Gol Italia 2-1! Përmbyset rezultati. Barella përfiton nga një top i largua nga Asani dhe me një gjuajtje të bukur, e ndali topin në rrjetë.

15’- Gjimshiti shpëton një rast të rrezikshëm, duke larguar një top të rrezikshëm.

11’ Gol Italia 1-1! Bastoni vendos baraspeshën, duke shënuar me kokë, pas një asisti të marrë nga Pellegrini.

9’- Asllani i jep një top shumë të bukur Gjimshitit në zonë, por mbrojtësi gabon me gjuajtjen.

6’- Hysaj largon një top të rrezikshëm të hedhur në zonë nga Barella. Chiesa provon me të majtën, por Gjimshiti largon me kokë.

3’- Reagon Italia me Scamacca, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur.

1’- GOOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Nedim Bajrami realizon golin më të shpejtë të Europianit. Vetëm 24 sekonda. Fantazisti përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ia del të shënojë për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.

00 – Nis ndeshja!

***

Shqipëria nisi rrugëtimin në Euro 2024, përballë Italisë, në ndeshjen që luhet në stadiumin e Dortmund, “Signal Iduna Park”. Kjo ndeshje transmetohet në TV Klan.

Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë dhe synohet surpriza e madhe. Me moralin e lartë, kombëtarja shqiptare, është gati për të bërë ëndrrat realitet për të gjithë tifozët.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd