Transmetuar më 15-06-2024, 19:15

Dhe pak orë na ndajnë nga takimi midis Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, teksa mediat italiane duket se kanë zbuluar formacionet e takimit.

Sipas “Sport Mediaset”, në krye të sulmit për kuqezinjtë do të jetë Rey Manaj, ndërsa Armando Broja do ta nisë nga stoli. Gjithashtu dyshe e mbrojtjes pritet Djimsiti-Ismajli, ndërsa në fushë pritet Laçi, me Bajramin që së bashku me Asanin do të mbështesin Manajn. Sa i përket portës pritet të jetë Berisha, ndërsa në krahët e mbrojtjes Hysaj dhe Mitaj me skemën 4-3-3.

Nga ana tjetër, Italia pritet të luajë me Donarummën në portë, Di Lorenzo, Calafiori, Bastonmi dhe Dimarco në mbrojtje, Barella dhe Jorginho në mesfushë, ndërsa Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini më të avancuar, për të mbështetur në sulm Scamaccën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd