Transmetuar më 15-06-2024, 12:55

Durrës, 15 Qershor 2024/noa.al- Një burrë në moshë të thyer ka humbur jetën pak minuta më parë në një aksident në Durrës kurse drejtuesi i mjetit që e përplasi u zhduk në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:30, në lagjen 13 Plazh, Durrës, raporton noa.al.

Policia lokale tha se një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Zykyf Këlliçi, rreth 78 vjeç, këmbësor.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Zylyf Këlliçi ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd